Extra NOMA i shqiptarit Rene Redzepi zgjidhet restoranti më i mirë në botë

NOMA i shqiptarit Rene Redzepi zgjidhet restoranti më i mirë në botë

NOMA, restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmim të parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë. NOMA kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.

Konkursi “50 restorantet më të mira në botë”, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

Rene Redzepi

“Asnjë udhëtim në NOMA nuk është kurrë i njëjtë, me René Redzepi dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”,  thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.

Më herët gjatë këtij viti, NOMA u vlerësua me tri yje ‘Mishelin’. ‘Mishelin’ vuri në dukje “lidhjen e fortë të restorantit me natyrën dhe qasjen holistike, duke përdorur përbërës të pazakontë sezonalë në pjata krijuese dhe komplekse”.

Në intervistën e tij të parë pasi NOMA mori çmimin e madh, Rene Redzepi tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të dhe stafin e tij pas një sfide 18-mujore në këtë industri.

“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të ndihet si një rekord i thyer. Është e mahnitshme veçanërisht në këto momente”, tha Redzepi. Ai shtoi se për shkak të COVID-19, ceremonia e marrjes së çmimit ishte e para prej një kohe të gjatë që gjendej në një grumbull aq të madh njerëzish.

“Bota ngadalë po mësohet se si të jetojë me këtë virus, dhe ndoshta bashkimi ynë sot është një ogur për të ardhmen!” tha fituesi i çmimit të madh.

50 restorantet më të mira në botë për vitin 2021

Noma, Kopenhagën

Geranium, Kopenhagën

Asador Etxebarri, Atxondo, Spanjë

Central, Lima

Disfrutar, Barcelonë

Frantzén, Stokholm

Maido, Lima

Odette, Singapor

Pujol, Mexico City

The Chairman, Hong Kong

Den, Tokio

Steirereck, Vjena

Don Julio, Buenos Aires

Mugaritz, San Sebastian

Lido 84, Gardone Riviera, Itali

Elkano, Getaria, Spanjë

A Casa do Porco, São Paulo

Piazza Duomo, Alba, Itali

Narisawa, Tokio

Diverxo, Madrid

Hisa Frank,oKobarid, Slloveni

Cosme, New York

Arpège, Paris

Septime, Paris

White Rabbit, Moskë

Le Calandre, Rubano, Itali

Quintonil, Mexico City

Benu, San Francisko

Reale, Castel di Sangro, Itali

Twins Garden, Moskë

Restaurant Tim Raue, Berlin

The Clove Club, Londër

Lyle’s, Londër

Burnt Ends, Singapor

Ultraviolet by Paul Pairet, Shangai

Hof Van Cleve, Kruishoutem, Belgjikë

SingleThread, Healdsburg

Boragó, Santiago

Florilège, Tokio

Sühring, Bangkok

Alléno Paris au Pavillon Ledoyen, Paris

Belcanto, Lisbonë

Atomix, New York

Le Bernardin, New York

Nobelhart & Schmutzig, Berlin

Leo, Bogotá

Maaemo, Oslo

Atelier Crenn, San Francisko

Azurmendi, Larrabetzu, Spanjë

Wolfgat, Paternoster, Afrikë e Jugut