Sport Notarja ikonë italiane: Në seks jam e frikshme, meshkujt kanë frikë

Notarja ikonë italiane: Në seks jam e frikshme, meshkujt kanë frikë

Në një intervistë të dhënë për revistën italiane “Messaggero”, notarja e njohur Federica Pellegrini, ikonë e garave të pishinës, ka folur për jetën e saj private. “Gratë i fusin frikën shumë meshkujve. Gjithsesi, unë mendoj se janë vetë meshkujt ata që kanë frikë nga emancipimi i grave”, tha Pellegrini.

“A jam unë e frikshme? Sigurisht. Në dashuri dhe në seks. Në dashuri jam tradhëtuar disa herë, pasi ajo është një ndjenjë. T’i mund të zgjedhësh njerëz të ndryshëm pavarësisht nga momenti që ti je duke kaluar”, tha më tej Pellegrini.

“Edhe seksi është i rëndësishëm, thelbësor në sport. 2-3 vitet e fundit kam arritur të kem një fizik në të cilin ndihem 100% në formë falë seksit”, u shpreh Pellegrini, që shpesh poston foto “hot” në rrjetet sociale.

“Më pëlqen trupi im ndaj postoj foto”, tha Pellegrini.