Milan Skriniar, duket se do të jetë një nga largimet në merkaton e janarit te Interi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mbrojtësi sllovak, nuk ka arritur marrëveshjen me zikaltërit për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në verë.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur ta shesin dhe e ardhmja e lojtarit me shumë mundësi do të jetë te PSG në Francë.
Thuhet se francezët kanë gati ofertën 25 milionë euro, për ta afruar në merkaton e janarit.
Interi pritet ta pranojë ofertën, ndonëse në verë refuzuan 70 milionë euro për shërbimet e Skriniar. Duke ditur që fund të sezonit mund ta humbasin me parametra zero, Interi do të pranojë ofertën prej 25 milionë eurosh në janar.