Një shumë parash janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi nuk ishin deklaruara nga poseduesi pranë autoriteteve doganore sipas ligjit.
Policia bën me dije se u sekustruan 20 mijë Euro të fshehura brenda makinës. Poseduesi i parave, 37-vjeçari E.M. u procedua në gjendje të lirë.
Paratë e fshehura në makinë u zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.