Arrestohet në Pogradec një shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Në pranga ka rënë shtetasi A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.