Horoskopi Nuk dini çfarë dhuratash të bëni për festa? Jua thotë horoskopi për...

Nuk dini çfarë dhuratash të bëni për festa? Jua thotë horoskopi për çdo shenjë

Të duket totalisht e papërshtashme kur të pyesin çfarë do

Je kreativ dhe nuk ke nga këto problemet.

Duke qenë se në fakt shenja jonë e zodiakut tregon shumë për personalitetin tonë, nuk është çudi që idetë më të mira për dhurata të vijnë nga horoskopi.

Dashi

Një dash dëshiron të njihet si individ, prandaj dhurata duhet të jetë sa më personale. Gjithsesi do të pranonte çfarëdolloj gjëje me kënaqësi. Që ta bëni vërtet të lumtur, bëjini një dhuratë sipas trendeve të reja dhe modës, ose diçka në lidhje me pasionet e tyre. Duke qenë se parashikohet që vitin e ardhshëm të udhëtojnë shpesh apo të bëjnë aktivitet fizik, veshje sportive, një valixhe ose mjete për hiking do ishin perfekte.

Demi

Demi është një shenjë përfaqësuese e objekteve materiale, zotërimeve dhe parave, dhe është i sunduar nga Venusi, planeti i bukurisë. Kjo do të thotë se miku juaj Dem ka shije të mrekullueshme dhe dëshiron të marrë dhurata si rroba, bizhuteri apo copëza arti. Një varëse me gurin e tyre të lindjes,një bluzë në ngjyrën e preferuar ose dhe albumi i preferuar do t’i bënte shumë të lumtur. Gjithnjë edhe parfumi mbetet në listën e gjërave që nuk munden ta refuzojnë.

Binjakët

Ata janë një shenjë e komunikimit dhe e të mësuarit, prandaj një libër ose bllok shënimesh i veçantë do t’i surprizonte. I pëlqejnë gjithashtu aksesorët, kështu që sigurohuni të jetë diçka që tërheq vëmendje dhe i bën të bien në sy.

Gaforrja

Gaforret si shenja të kujtesës, vlerësojnë dhuratat sentimentale prandaj dhurojini diçka që ka lidhje me një shaka, eksperiencë apo kujtim që keni bashkë. Një “cover” telefoni i personalizuar me fotot tuaja të preferuara bashkë do i bënte zemrën mal. Ndërkohë adhurojnë dhe gjërat që kanë lidhje me zbukurimin e shtëpisë ose gatimin. Një libër recetash ose një send kuzhine nuk ju lë asnjëherë në baltë kur nuk keni ide kreative për ta.

Luani

Luani vlerëson pothuajse gjithçka, por duke qenë se i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së jashtme fokusoheni në atë aspekt. Një paletë makijazhi, një set produktesh për kujdesin ndaj fytyrës apo një pasqyrë unike do i bënte t’ju donin përgjithnjë. Ndërkohë një dhuratë më e kushtueshme është një aparat fotografik që ata të kapin momentet e tyre të preferuara.

Virgjëresha

Vetëm ideja që mendoni për ta, mjafton për një Virgjëreshë. Por nëse vendosni t’i blini një dhuratë, sigurohuni të jetë diçka praktike. Një orë ose një çantë shpine lëkure do t’i shërbente gjatë përditshmërisë mjaft mirë.

Peshorja

Njësoj si Luani edhe Peshorja është e fiksuar me pamjen e jashtme. Një pallto e trendeve të fundit apo syze me skelet bojëqielli do ju bënin të shënjonit në shenjë zemrën e tyre. Por si shenjë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, do të vlerësonin dhe një darkë bashkë apo një film në kinema.

Akrepi

Duke qenë se kanë një natyrë komplekse, është shumë e vështirë të gjesh dhuratën e duhur për një Akrep. Por një gjë është e sigurtë: duhet të jetë diçka me kuptim. Dhuratat e minutës së fundit nuk funksionojnë, megjithëse do t’i pranonin dhe veshjet ose produktet e bukurisë. Gjithsesi ju rekomandojmë një hartë të një vendi që ka domethënie për ju, ose një libër psikologjik.

Shigjetari

Shenja që është gjithnjë në lëvizje do diçka që t’i përshtatet pikërisht kësaj rutine. Mendoni që nga çizmet komode, produktet e fitnesit apo dhe thjesht një libër për udhëtimet. Gjithashtu duke qenë se një Shigjetari i pëlqen shumë të mësojë gjëra të reja, një set kuzhine apo diçka mbi të cilin mund të zhvillojnë një aftësi të re do i pëlqente pa masë.

Bricjapi

Diçka që siç thotë populli, do i hyjë në punë. Megjithatë, Bricjapi është shenja që dashuron dhuratat luksoze dhe të klasit të lartë. Një veshje apo çantë e një marke luksoze, ose dhe Iphone i fundit do i bënte shumë të lumtur.

Ujori

Ujori e adhuron teknologjinë prandaj çdo gjë që ka lidhje me të, është e përshtatshme. Ndërkohë, një parfum nga një personazh i njohur apo diçka “me emër” do i bënte t’ju vlerësonin më shumë.

Peshqit

Sërish si një shenjë uji, vlerëson shumë dhuratat sentimentale. Një dhuratë e lidhur me artin, qoftë edhe një libër me pikturat më të mira të artistit të tij të preferuar, do e bënte të hidhej përpjetë nga gëzimi. Si shenjë e rehatisë, edhe një set pizhamash do mjaftonte.