Bota “Nuk dinim si t’i prishnim”, policia britanike iu sekuestron trafikantëve dhomën me...

“Nuk dinim si t’i prishnim”, policia britanike iu sekuestron trafikantëve dhomën me 5.8 milionë euro

Policia e Londrës sekuestroi një sasi rekord prej 5.8 milionë eurosh në para të thata, pas një operacioni të madh droge, që çoi të premten në dënimin e tre personave.

Sipas shtypit vendas, të arrestuarit gjatë deklaratës së tyre në polici kishin thënë se ishin aq shumë para sa nuk dinin se si t’i shpenzonin.

Oficerët që ruanin një shtëpi në  Fulham kishin parë një burrë, Ruslan Shamsutdinov, ndërsa po largohej nga shtëpia me çanta të rënda të cilat i mbante me vështirësi. Burri u arrestua pasi ngarkoi çantat me para në një makinë.

Më pas efektivët nisën kontrollet dhe brenda në shtëpi gjetën 5.8 milion euro. “Sekuestrimi i një shume të madhe parash”, raporton CNN, ndodhi më 5 qershor të vitit të kaluar, “por vetëm tani është zbuluar nga autoritetet”.