Kryeministri Edi Rama ka folur sonte nw “Opinion” për rrethanat me të cilat është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili është në hetim nga autoritetet në SHBA.
Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin materiale që lidhen me paratë ruse në PD.
“Çfarë ishte e errët për paratë ruse dhe për non gratën. Më 14 maj këta do të hanë një shpullë. unë po them çfarë unë mendojë duke bërë sinteza mbi bazën e asaj që lexoj dhe dëgjoj. Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin se si merren paratë nga rusët si bëhen marrëveshjet i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto do të ekspozohen”, tha Rama.
Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI, zoti Rama?
Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.
Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…
Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.
Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.
Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.
E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?
Edi Rama: Ai personalisht.
Çfarë të dha McGonigal?
Edi Rama: Ajo fjala që përdoret aty përdoret për kapele. Më dha një kapele të FBI.
***
Rama deklaroi më tej se komisioni hetimor që PD kërkon të ngrejë për çështjen “McGonigal” nuk ka asnjë shans të pranohet.
Rama theksoi se opozita nuk mund ta përdorë Parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pa pasur asnjë bazë.
Pse nuk ja tregoni komisionit hetimor parlamentar se s’keni asnjë lidhje me çështjen McGonigal? Opozita pretendon se ju jeni i kapur në këtë çështje.
Edi Rama: Nuk kemi arritur në pikën që unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Po sjemi nëkëtë pikë, kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin provat.
Jo, komisioni parlamentar është politik më shumë, me këtë merret.
Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëz që ju shkojnë nga mbrapa. Ata s’kanë asnjë shans që ta përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre, pa asnjë bazë.
Me çfarë të drejte e refuzoni këtë komision?
Edi Rama: Se ka një cak çdo gjë, ka një cak…
Pra nuk do pranohet?
Edi Rama: Nuk ka shans të pranohet.