Ai duket i rëndësishëm, paksa i njohur – si një xhaxha i humbur prej kohësh, ose ai plaku që luan shah çdo ditë në park.
Është aktori Bradley Cooper, nën shtresat e grimit protetik, si kompozitori i moshuar, legjende e teatrit muzikor, Leonard Bernstein në “Maestro”, një film biografik që po xhirohet aktualisht për Netflix.
Netflix i postoi fotot Bradley Cooper të hënën në Twitter.
“Ai madje ka qime të bardha në krahë! Një vëmendje e tillë ndaj detajeve! Kushdo që është grimuesi/personi i flokëve në atë film, duhet të fitojë disa çmime të mëdha”, ishte një nga komentet.
Cooper, 47 vjeç, gjithashtu drejton edhe filmin.
Krah tij luan Carey Mulligan në rolin e gruas së Bernstein, Felicia Montealegre.
Fotot e reja publicitare tregojnë gjithashtu Cooper një Bernstein më të ri, duke ndarë një buzëqeshje me Montealegre të aktores Mulligan.