Aktualitet Nuk donte të paguante, afrikani godet disa herë me çekiç pas koke...

Nuk donte të paguante, afrikani godet disa herë me çekiç pas koke taksistin shqiptar (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një afrikan ka goditur me një çekiç pas koke një taksist shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se pasi arriti në destinacion, për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.

Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.