Jennifer Lopez rrëfeu se i është dashur të shkonte në terapi për të zbuluar vlerat e saj dhe për të mësuar të dojë veten.
“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten. Unë mendoja se e doja veten, por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk tregonte se e doja veten”, tha Lopez në episodin e Coach Conversation.
Ylli i popit nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë emër, por sipas “People” po i referohej ish-martesës së saj me Marc Anthony. Aktorja u martua me të në moshën 34-vjeçare në vitin 2004, dhe i dha fund martesës pas afro një dekade. Së bashku, ata kanë dy fëmijë, binjakët 12-vjeçarë, Emme dhe Max.