Sport “Nuk e duam kampionatin në tavolinë, nuk jemi si Interi”, presidenti i...

“Nuk e duam kampionatin në tavolinë, nuk jemi si Interi”, presidenti i Juves shkakton polemika

Nuk ndalen ngacmimet midis Interit dhe Juventusit, as në kohë koronavirusi.

Ka shkaktuar polemikat e rastit një “like” i presidentit juventin, Andrea Agnelli, ndaj një komenti në Twitter në faqen Juvefc.com, ku një tifoz u shpreh që nuk e donte fitoren e kampionatit në tavolinë pa mbaruar sezoni.

Tifozi shpresonte që Andrea Agnelli të ishte dakord, sepse, siç shtonte “ne nuk jemi si Interi”, duke iu referuar pranimit të Interit në kampionatin e vitit 2005, pasi Juventusi u dërgua në kategori të dytë si pasojë e skandaleve me arbitrat, i njohur si Calciopoli.

Agnelli i është referuar disa herë atij vendimi të ekipit milanez të drejtuar asokohe nga Massimo Moratti, duke treguar se edhe pas 15 vitesh, ai episod nuk është kapërdirë.