Aktualitet “Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, Luisi tregon dinamikën: Ishin...

“Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, Luisi tregon dinamikën: Ishin dy persona me dy thika

Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Ai thotë se i qëndron dëshmisë së mëparshme që në vendngjarje kanë qenë dy persona me dy thika.

14-vjeçari u shpreh se është ende i trembur nga ngjarja, por ndihet më i qetë.

Intervista e plotë me Luisin:

Gazetari: Si je?

I mituri L.M: Më mirë jam.

Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…

I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.

Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?

I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.

Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje

I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.

Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?

I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por s’e di a më lejohet apo jo.

I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.

Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?

I mituri L.M: Jo.

Gazetari: Ishit në klasa paralele?

I mituri L.M: Jo. Nuk e njihja si person.

Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?

I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.

Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?

I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.

Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.

I mituri L.M: Po.

Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?

I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.