Sport “Nuk e njihja se kush ishte, pyeta babain për të”, Sabatini rrëfen...

“Nuk e njihja se kush ishte, pyeta babain për të”, Sabatini rrëfen nisjen e lidhjes me Dybalan

Oriana Sabatini kujton fillimet e marrëdhënies së saj me Paulo Dybala-n. Ajo është një nga femrat më të njohura në Argjentinë, ndërsa ai është një nga futbollistët më të fortë në Itali.

“Ai më kontaktoi në WhatsApp, e pyeta babanë tim se kush ishte, pasi nuk e njihja. Mendova se kush është ky? Kush ishte Paulo Dybala, e pyeta. Ai qeshi dhe unë vazhdova kërkimet e mia, pasi im atë do të kërkonte sqarime”, shprehet Sabatini.

Më tej ajo shton: “Unë e pyeta se si mund të isha e sigurtë që ishte ai. Ai më nisi një mesazh zanor dhe unë kërkova në You Tube një intervistë të tijën, për ta verifikuar”.

“Më bëri një përshtypje shumë të mirë, ishte zotëri, dhe u tregua shumë i sjellshëm. Një ditë më erdhën edhe lulet në shtëpi. Ishin 21, si numri që ai kishte në fanellë. Nga ai moment nuk mund të mendoja së menduari për të”, shprehet Sabatini.