Ukrainasit vijojnë me qëndresën e tyre kundër agresionit rus. Në ditën e katërt të luftës, trupat ruse kanë mundur të hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Megjithatë, ata janë duke hasur vështirësi në pjesën më të madhe të vendit.
Thirrjes së presidentit Zelensky për ta mbrojtur me jetë atdheun, i janë përgjigjur të gjithë qytetarët ukrainas.
Përveç atyre që i janë bashkuar ushtarakisht, duke rrëmbyer armët personale apo guerileve të ndryshme në zona të caktuara të qyteteve, duke tentuar të ndalin avancimin e ushtrisë me bomba Molotov, së fundi i është shtuar edhe një formë shumë domethënëse.
Një grup i madh qytetarësh civilë janë mbledhur dhe kanë ndaluar së avancuari një tank rus duke bërë që të kthehet mbrapsht.
Люди зупиняють російких фашистів і не пускають в своє місто!!! pic.twitter.com/RfrP6wSs7V
— Аслан (@antiputler_news) February 27, 2022