Kur Donald Trump ishte president i Shteteve të Bashkuara, hoteli i tij në kryeqytetin amerikan ishte i mbushur çdo ditë me pjesëtarë të familjes, por edhe aleatë të ndryshëm, mes tyre anëtarë të Kongresit dhe Senatit.
Por të enjten e kaluar, vetëm 6 persona ishin duke konsumuar pije në barin e hotelit, ndërsa në restorant kishte vetëm një tavolinë me njerëz.
Një ndryshim drastik, që vjen nga fakt se tashmë Trump nuk është më president dhe është transferuar në Florida bashkë me familjen e tij. Ndërkohë që aty nuk shkojnë më as miqtë, partnerët e biznesit apo sekretarët e kabinetit.
Sigurisht në uljen e numrit të klientëve ka ndikuar edhe pandemia e koronavirusit dhe vendimi për të mbyllur dhe kufizuar disa prej aktiviteteve në kryeqytetin amerikan. Në hyrje të hotelit është vendosur edhe një tabelë ku thuhet se pranohen vetëm të ftuar të posaçëm dhe njerëzit që kanë marrë një dhomë në hotel.