Aktori i njohur Gent Bejko ka treguar se ka qenë Ermal Mamaqi ai i cili e ka prezantuar me bashkëshorten Xhoin, edhe pse nuk donte ta bënte në fillim.
I ftuar dje në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në “Top Channel” për të festuar Krishtlindjen dhe për të folur rreth projekteve të tij artistike në Kanada, ai tregoi për herë të parë si e njohu partneren.
Ka qenë Ermal Mamaqi ai që i prezantoi në fillim edhe pse aktori nuk donte që ta bënte një gjë të tillë, duke qenë se e kishte shumë shoqe Xhoin.
“Me Xhoin më ka prezantuar Ermal Mamaqi. Ermali në atë kohë ka qenë student në vit të dytë në Akademi dhe punonte tek ‘Rozafa Palace’ si DJ. Unë shkoja shpesh tek ‘Rozafa’ dhe aty e shikoja Xhoin që këndonte. Ermali ishte i mendimit që unë të mos njihesha me Xhoin. Kur i thash që ‘ma prezanto këtë gocën, ai më thotë që ik se nuk është për ty ajo’. Jo ta prezantoj, jo s’ta prezantoj, por në fund ma prezantoi pastaj. Ermali dhe Xhoi ishin shumë miq”, ka treguar aktori i njohur Gent Bejko.