Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pasi nuk arriti që të hynte në Kuvend, ka marrë një post të rëndësishëm në administratë.
Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.
Ervin Bushati në zgjedhjet e 25 Prillit kandidoi nën siglën e PS, por nuk arriti që të merrte mjaftueshëm vota për të thyer herësin dhe të merrte mandatin e deputetit.
Posta Shqiptare se fundmi është drejtuar nga Laert Duraj, i cili tashmë është zgjedhur deputet nën siglën e PS për qarkun e Gjirokastrës.