Nëse është dikush që vazhdon të na bëjë krenarë nëpër botë dhe s’resht kurrë së arrituri gjëra të mëdha, ajo është Dua Lipa.
Madje, të gjithë e duam më shumë për faktin që ajo nuk e harron kurrë origjinën e saj dhe i tregon botës me krenari rrënjët nga të cilat ka ardhur.
Dua nuk harron kurrë ta urojë vendin dhe shqiptarët në ditët e shënuara siç është kjo e sotmja.
Në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Dua Lipa ka uruar shqip në InstaStory, teksa ka ndarë fotot që na i kanë bërë zemrat mal të gjithëve!
“Urime 28 nëntori”- shkruan ajo në shqip,- Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri!”