Vëlla e motër, të cilët refuzuan të paguanin tatimet mbi të ardhurat për shkak se shkonin “kundër vullnetit të Zotit”, u dënuan për të paguar më shumë se 2,3 milionë dollarë australianë, pasi Bibla nuk thotë se “nuk duhen paguar taksat”, ishte vendimi i marrë nga një gjyqtar.
Fanny Alida Beerepoot dhe vëllai i saj, Rembertus Cornelis Beerepoot kishin refuzuar të paguanin taksat mbi të ardhurat që nga viti 2011 duke pretenduar se pagesat e taksave ishin kundër vullnetit të Zotit.
”Ata u përballën në Gjykatën e Lartë të Tasmanisë në Hobart për shkak të mospagesës së taksave mbi të ardhurat dhe akuza të tjera”, sipas agjencisë së lajmeve AAP.
“Prona i atribuohet Zotit të plotfuqishëm dhe është ai që ne i shërbejmë”, thanë ata duke argumentuar se “ligji i Perëndisë të plotfuqishme është ligji suprem i kësaj toke”.
“Nëse nuk mund të gjesh një fragment të shkrimit apo të ungjillit që thotë se nuk duhet të paguash taksat, atëherë, jam në vështirësi për gjetjen e një pike fillestare”, tha gjykatësi Stephen Holt.
Ai tha se gjatë një kërkimi në Google gjeti historinë e Krishtit duke u thënë ithtarëve të tij se “t’i kthejnë Cezarit atë që është e Cezarit dhe Perëndisë çfarë i takon Perëndisë”.