Ilir Meta ka zbuluar arsyen se përse nuk ka qenë aktiv politikisht javën e fundit. Shumëkush e interpretoi se është arratisur për shkak se është vënë nën shënjestrën e SPAK, mirëpo Meta ka sqaruar se e gjitha ka qenë për arsye shëndetësore.
“Për arsye personale, për disa çështje të shëndetit që i kisha lënë pas dore, por që janë tejkaluar. Nuk kam qenë shumë i angazhuar politikisht aq sa dhe ju jeni shqetësuar”, u shpreh ish-presidenti.
Ai ka theksuar se nuk i trembet aspak SPAK, duke e konsideruar vetëm si një “model në politikë”.
“Këto janë lajme banale, sepse janë të gjitha apa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë shumë të lodhura, dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm që Meta të shkoj te SPAK dhe prokuroria, sepse ky është një dallim i fortë i Metës, kam qenë në SPAK si kallëzues publikisht me fakte, me shkresa, me letra, shumë prej atyre çështjeve kurrë nuk janë hapur, kurrë nuk jam thirru edhe pse kam qenë si president, kam qenë si person në dijeni dhe do shkoj kur të më thërrasin se nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia apo nga e kaluara ime sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta “fap e fap”. Sado që Rama të përdor drejtësisë, modeli i Metës është një model që do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, u shpreh Meta.
Ndalur te dosja Berisha, për Metën e gjithë aktakuza është politike, e diktuar nga kryeministri Edi Rama.
“Shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje jo e papritur të drejtësisë së re, që anashkalon parlamentin, del mbi Kushtetutën dhe Konventën Europiane dhe ne e dimë që është një aktakuzë e bërë në Kongresin e Partisë Socialiste”, përfundoi Meta.