Shkodra është tronditur të dielën nga ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së Alma Arrazit, së bashku me 3 fëmijët e mitur, ndërsa sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 9-vjeçare, trupi i të cilës u gjet paraditen e djeshme në lumin Buna.
Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj.
Këta të fundit, jashtë kamerave, shprehen se Ergysi i donte shumë fëmijët e tij, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj tyre, edhe pse pranojnë konfliktet në çift.
Ata shprehen se janë të lënduar dhe të shokuar nga tragjedia e vetëmbytjes së gruas së djalit të tyre, bashkë me 3 fëmijët.
“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ia falim nuses vendimin fatal, duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private”, shprehen ata.
Sipas tyre, “çifti kohët e fundit kishte patur debate dhe Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale”.