Rita Ora ka konfirmuar se e ka kryer celebrimin me Taika Waititi dhe e ka përshkruar këtë ditë si “të përsosur” dhe “të veçantë”.
32-vjeçarja ishte e ftuar në Heart Radio Breakfast për të folur mbi këngën e saj më të re ”You Only Love Me”, pak ditë pas publikimit të një fotografie topless që e paralajmëronte.
“Po, jam martuar. Jam zyrtarisht e padisponueshme. Zgjodha ta mbaja më private por në videon e re tregohet si mund të ishte”, tha këngëtarja. “Kur dolën thashethemet, është apo nuk është, vendosa të luaja pak. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… por nuk është se ndodhi kështu”.
Në videoklip, këngëtarja shfaqet me vello e fustan të bardhë. Pjesë e klipit janë yje si Kristen Stewart, Lindsay Lohan, Joddie Smith apo Addison Rae. Më tej, Rita shtoi përshkroi ditën e martesës.
“Ishte e përsosur. Ishte pikërisht siç e doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është bukur të mbash disa gjëra për vete ndonjëherë. Më falni, nuk është aq interesante. Ndonjë ditë do bëj një festë të madhe”.
Rita zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të mbajë mbiemrin e saj apo të bashkëshortit.