Këtë sezon të ri televiziv “Klanifornia” nuk do të vazhdojë më të shfaqet në televizionin Klan. Pak kohë më parë u bë me dije se programi do të mbyllet dhe në sezonin e ri nuk do t’i shohim më aktorët në programin e humorit.
Mbyllja e spektaklit paska qenë një “befasi” edhe për aktorët pjesëmarrës, pasi vetë Albano në një live në TikTok ka treguar se atyre lajmi i mbylljes iu është treguar në muajin prill, kur në fakt do të mbyllej në qershor. Pra as tre muaj para.
“Na erdhi një ditë pronari dhe i tha Turit në prill që në qershor mbyllet “Klanifornia”. Nuk mund të thotë njeriu tre muaj para, për tre muaj ikni ju. E di që tre muaj është ligjërisht. Po unë nuk jam roje objekti. Duhet të më thuash një vit para që të rri të mendohem një vit ta ndaj jetën në mes midis punës që po bëj për ty dhe projektit të ri. Nuk mund të thuash tre muaj para shkoni ku të doni se mua kaq më duheshit”, tha Albano.
Albano pasi shprehu zhgënjimin për mënyrën si i lajmëruan për mbylljen e spektaklit të humorit, u shpreh se së shpejti do të vijë me një emision të tijin.
Aktori u shpreh se do të jetë një late night show, ku ai do të shprehë të gjitha aftësitë e tij.
“Do të fillojë tani nga mesi ose fundi i shtatorit tek Vision Plus. Do të hap një emision timin. Jam vetëm unë. Do ta bëj shumë të bukur. Do të shikoni të gjitha vlerat e mia si aktor. Të gjithë gjërat që nuk i kam shpërfaqur se kam qenë me njerëz të tjerë, do t’i shpërfaq.”
@sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradeci47