Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky ka refuzuar një vizitë të planifikuar nga presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Steinmeier.
Arsyeja për këtë refuzim duket se lidhet me marrëdhënien e ngushtë që presidenti gjerman ka pasur vitet e fundit me Rusinë.
Presidenti gjerman cilësohet si arkitekt i politikës miqësore ndaj Rusisë, edhe pse ka kërkuar ndjesë.
Mbështetja që Steinmeier ka dhënë për gazsjellësin Nord Stream 2 ishte gjithashtu një tjeter arsye.
Presidenti gjerman kishte planifikuar një vizitë në Ukrainë për të dhënë një mesazh solideriteti, por siç e pranon dhe ai vetë kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e Kievit.
Sipas gazetës “Bild”, Steinmeier pritej të udhëtonte drejt Kievit në ditët në vijim së bashku me homologët e Polonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, por ishte vetë Zelensky që ndaloi vizitën e tij, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.
Gazeta gjermane “Bild”, duke cituar një diplomat ukrainas thotë se “ai nuk është i mirëpritur në Kiev për momentin”.