Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile ka reaguar pas debateve të ditëve të fundit se ky komision nuk ka dërguar emrat për ti hapur rrugë krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në reagimin e saj, shoqëria civile bën të ditur se që prej muajit shkurt dhe deri në muajin tetor 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore teksa jep edhe dy arsyet se pse është ëbrë skualifikimi i kandidatëve.
“Pas përfundimit më 30 nëntor 2017 të afatit të thirrjes së gjashtë për shprehje interesi, Komisioni i Shoqërisë Civile është në pritje të përmbushjes së afateve ligjore dhe procedurale nga Avokati i Popullit, me qëllim që të shqyrtojë pesë kandidaturat e reja, të kryejë seancën dëgjimore me kandidatët e kualifikuar duke synuar përfundimin e procesit brenda muajit Dhjetor”, thekson Komisioni i Shoqërisë Civile.