Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, tha të enjten se të gjitha kompanitë ofertuese për ndërtimin e lotit të parë të Unzës së Re janë skualifikuar për mospërputhje të kritereve.
Në një konferencë për shtyp, Qato tha se “asnjëra prej kompanive, të cilat gëzojnë të gjithë respektin tonë për emrin dhe bagazhin e tyre në fushën e infrastrukturës rrugore, nuk është paraqitur me dokumentacion të përputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ja përse sot, komisioni i vlerësimit të ofertave u ka komunikuar kompanive ofertuese vendimin për skualifikimin e ofertave të paraqitura për mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e garës.”
Tenderi i mëparshëm për lotin e parë të Unazës së Re, u anulua nga ARRSH pas mashtrimit të zbuluar të kompanisë fituese “DH Albania”.