Sport Nuk ka më dilema, përcaktohet data e zyrtarizmit të Griezmann tek Barça

Nuk ka më dilema, përcaktohet data e zyrtarizmit të Griezmann tek Barça

Antoine Griezmann do të zyrtarizohet si lojtari i ri i Barcelonas javën e ardhshme.

Kështu ka bërë me dije gazeta e madhe franceze “L’ Equipe”, duke nënvizuar se sulmuesi i Atletico Madrid do e bëjë gjithçka publike në javën e ardhshme, edhe pse klauzola e tij e largimit ka rënë nga 200 milionë, në 120 milionë euro, që më 1 korrik e në vijim.

Të gjitha rrugët e çojnë 27-vjeçarin në “Camp Nou”, pavarësisht zërave se mund të kishte konkurrencë nga PSG. Vetë Griezmann ka sakrifikuar gjithçka për të veshur fanellën “blaugrana”, madje ka pranuar edhe ulje page me 6 milionë euro në sezon, nga 23 në 17 milionë euro rrogë, me kontratë deri në vitin 2024.