UFO-t nuk do të jenë më mister. Ditën e fundit, CIA ka lejuar që i gjithë arkivi i saj mbi objektet e paidentifikuara fluturuese të publikohet online, madje ndjekësit kanë mundësi ta shkarkojnë atë në formatet që duan në faqen e internetit “The Black Vault”.
Në këto dokumente shfaqet puna hetimore e më shumë se 50 viteve dhe disa prej tyre ishin deklasifikuar nga Uashingtoni që në vitet ’90.
Në fakt, nuk është hera e parë që ndonjë nga këto dokumente për UFO-t të publikohet, por është me siguri hera e parë që i gjithë arkivi tashmë është online.
Lajmi u dha nga themeluesi i “The Black Vault”, John Greenewald i cili prej vitit 1996 lufton për publikimin e të gjitha dokumenteve mbi UFO-t dhe me siguri është ai që po feston më shumë nga të gjithë për këto 2780 faqe dokumente.