Avokati i Arben Ahmetajt, Ardina Visha thotë se është kundër arrestimit të deputetit pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që e përfshin në vepra penale, siç pretendon organi i akuzës.
Në një prononcim për mediat, Visha, duke mos preferuar të ndajë vendin ku po qëndron Ahmetaj, thotë se ai është larguar jashtë shtetit për arsye personale.
“Nuk kam informacion ku ndodhet dhe nuk do ta ndaj me ju informacionin. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon Prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë materialet e prokurorisë. Mesa mundëm të lexojmë, ne nuk vërejtëm asnjë rresht që të justifikonte nevojën pse SPAK ka nevojë për të bërë kontroll të banesës dhe masë sigurie ndaj tij. Ç‘vlerë ka të përdhosësh banesën e një deputeti? Për masën e sigurisë, në material nuk kishte asgjë. Jemi kundër arrestit të një deputeti dhe për më tepër me atë materie që ka sjellë SPAK. Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë. Është larguar jashtë vendit se ka probleme personale. Ne nuk kemi informacion se ku ndodhet. Komunikuam me të para 5 minutash, do të përballet me drejtësinë. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër tij. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale?”, tha Vishaj për gazetarët.