Sport Nuk ka qetësi për Armando Brojën, dëmtohet sërish

Nuk ka qetësi për Armando Brojën, dëmtohet sërish

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares pësoi një tjetër dëmtim tek Everton.

Broja e nisi si titullar ndeshjen në transfertë ndaj Bournemouth, por u zëvendësua në minutën e 32-të.

Në tentativë për të gjuajtur drejt portës, 23-vjeçari goditi fushën dhe menjëherë pas kësaj ndjeu dhimbje.

Mjekët u futën në fushë, ndërsa u pa që Broja kishte probleme te pjesa e shpinës.

Shqiptari u largua nga fusha për t’i lënë vendin Calvert-Lewin, ndërsa në orët e ardhshme do i nënshtrohet vizitave mjekësore, për të mësuar më shumë rreth dëmtimit.

Kujtojmë se Broja ka vetëm pak javë që është rikthyer në fushat e blerta, pas një dëmtimi në këmbë, që e mbajti jashtë për disa muaj.