Kryesore Nuk ke probleme me vizën amerikane? Rama thumbon sërish Berishën

Nuk ke probleme me vizën amerikane? Rama thumbon sërish Berishën

Në seancën parlamentare të së enjtes së që lamë pas, parlamentit ju rikthye “dueli i titanëve” Berisha-Rama teksa ish-kryeministri dhe pasardhësi i tij në detyrë nuk kursyen ofendimet dhe sharjet në përplasjen mes tyre.

Por ajo ç’ka u kthye në kryefjalën e mjedisit politiko-mediatik pas kësaj përplasje ishte çështja e refuzimit ose jo të vizës amerikanes për Sali Berishën, e cila doli në pah pas pyetjes “A e kalon dot oqeanin Sali”, që Rama bëri në drejtim të ish-kryeministrit.

Edhe pse DASH e konfirmoi se Berisha nuk është në “listën e zezë” të tyre përsa i përket vizave të anuluara, Rama nuk i është ndarë çështjes në fjalë dhe e ka “thumbuar” sërish ish-kreun e ekzekutivit, por këtë herë në distancë.

Nga Berati, ku inspektoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinave në fshatin Dushnik, Rama s’kurseu batutat me pronarin e këtij biznesi. Kryeministri e pyeti atë nëse kishte dalë jashtë shtetit dhe a kishte probleme me vizën amerikane, pasi biznesmeni i eksporton produktet e tij në vende të ndryshme të botës.

BATUTAT:

Rama: Si je bos?

Sipërmarrësi: Mirë jeni?

Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?

Sipërmarrësi: Jo, jo nuk kam pasur. Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…

Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?

Sipërmarrësi: Nuk kam!