Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, në një konferencë për shtyp ditën e enjte, foli në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues, për të cilin tha se “është përgatitur fshehurazi”.
“Falenderoj të gjithë personalitetet që ma kanë prishur gjumin që sot në mëngjes, të tmerruar nga guximi i “Internacionales” së surrogatove për të kthyer Shqipërinë në një fermë të surrogatëve të të gjithë botës. Në Shqipërinë që ka boshatisur Rilindja dhe që kujton se këtu është bërë gjaku ujë”, tha Meta.
Ai shtoi se përfaqësuesit e besimeve fetare duhet të jenë të qetë.
“Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë para kësaj. Tashmë ne e kemi përgjigjen: 5 prioritete për mbi 4 milionë shqiptarë. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë, do të çuditen edhe vetë kudo ku janë, për përgjigjen që do t’u japë populli i lirisë dhe dinjitetit. Sepse jemi pasardhës të Skënderbeut dhe nuk kemi moshë për të dalë me tanga. Se ai surrogati i qeverisë del lirshëm fare”, theksoi Meta.