Këtë të shtunë është zhvilluar ceremonia mortore e 37-vjeçares Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e vrarë në Francë. Ndërkohë në varrimin e saj nuk janë lejuar që të marrin pjesë dy vëllezërit e saj që ndodhen në burg.
Sipas informacioneve Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin.
Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.
Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.
Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit të marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për vrasje 8 vite më parë.