Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po kalojnë aspak një periudhë të qetë, madje kjo ka bërë që edhe sulmuesi të humbasë disi nga shkëlqimi i tij në fushë. Fillimisht ishte çështja e tradhtisë nga ana e Icardit, e cila mori një bujë të madhe duke u diskutuar kudo ndërsa më pas erdhi falja nga ana e Narës.
Por, për t’i siguruar sërish qendrën e vëmendjes çiftit, edhe pse jo në një aspekt pozitiv, kanë menduar nga Argjentina aty ku Icardi dhe Nara do t’iu duhet të përballen me akuzën e pastrimit të parave. Shoqëria e krijuar nga çifti World Marketing Football SRL, gjendet tashmë nën akuzat për pastrimin e parave, dhunimit institucional dhe korrupsionit të strukturuar.
Autori i këtij denoncimi është Fernando Miguez, kryesues i Fondacionit për Paqen dhe Ndryshimet Klimaterike në Argjentinë. Një telash më vete tashmë për dyshen Icardi-Nara teksa duhet të bindin drejtësinë se shoqëria e tyre funksionon në zbatim të ligjit.