Edhe mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka telefonuar qytetarët, të cilët i kanë shkruar në platformën “Shqipëriaqëduam.al” për probleme e tyre.
Megjithatë, ka pasur nga ata të cilët kanë pasur shqetësime për ujitjen luleve, por për ushqimin bletëve.
Një grua ka qenë duke bërë fitnes, ndërsa kreu i qeverisë u kërkoi shqiptarëve që kur t’i marrin në telefon mos t’i thonë pse i zgjon nga gjumi.
Telefonatat
Rama: “Ne jemi në dispozicionin tuaj dhe do u marrim pa pushim, por ju lutem mos na thoni se është orë dreke, pse na zgjoni nga gjumi, sikur ndodh në ndonjë rast për fat të keq, që është e habitshme. Kur në jepet kjo arsye personi vetëskualifikohet, por ju lutem të ndihmojmë ata që kanë nevojë, nuk është bërë deti kos, por është luftë”
Ujitja e luleve
Rama: Ka dhe denoncime të tilla si “kam një bar kafe dhe policie nuk më lejon të hyjë brenda për të ujitur lulet”. Sigurisht që lulet duhen ujitur dhe ato të shkretat, por dhe nga ana juaj tregoni pak mirëkuptim në këtë situatë ku ndodhemi, se nuk është situatë e lehtë.
Qytetarja ankohet për bletët
Kryeministri: Edi Rama jam.
Qytetarja: Mirë si je ti?
Edi Rama: Mirë je nga zoni, po çfarë problemi ke?
Qytetarja: Kam nga 50 koshere bletë në Rinas dhe kam disa kohë që duan ushqim dhe nuk shkoj dot.
Edi Rama: Do ta zgjidhim
Qytetarja: Të ruajt Zoti, vetëm te ty kam shpresë
Edi Rama: Do ta zgjidhim
Qytetarja: Sa më shpejt të lutem
Edi Rama: Po, po, do ta zgjidhim
“Më fal se po bëja fitness“
Kryeministri: Edi Rama jam, si jeni?
Qytetarja: Më fal për zërin se po bëja fitness
Edi Rama: Po ti e paske në terezi, po ça kërkon nga unë që po i bëj fitness së trurit
Qytetarja: Unë jam me raport lindje, por tre muaj të raportit të lindjes nuk i kam marrë, kam kredi për të larë….
Edi Rama: Do të interesohemi dhe do të marrësh përgjigje
Qytetarja: Të përgëzoj
Edi Rama: Edhe të përgëzoj që bën fitness