Extra “Nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka...

“Nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka dy fjalë për Luizin: Ka kapur majat…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij më të re, “Dedikim”, që është bërë për Kiara Titon. Madje kjo e fundit shfaqet paksa në videoklip.

Ndërkohë ditën e sotme, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar se në orën 19:30 do të publikojë projektin e tij më të ri me titullin “O jetë”.

Maestro ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për këngën e re dhe jo vetëm. Moderatori i njohur, Blendi Sala, e pyeti atë nëse ka një lloj konkurrence mes tij dhe fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Këngëtari i njohur u shpreh se nuk e sheh si konkurrencë dhe sipas tij, Luizi për momentin nuk mund të ketë konkurrentë pasi ka kapur majat e shikueshmërisë dhe vëmendjes.

“Nuk do ta shikoja në konkurrencë. Mund të jetë ‘konkurrencë’, nuk e di. Tashmë e dimë që Luizi ka kapur majat e shikueshmërisë, vëmendjes e të gjithave. Nuk mendoj se për momentin mund të ketë konkurrentë. Për mua rëndësi konkurrenca ndaj Luizit apo çdo banori tjetër, është që të kemi ndarjen e fansave.

Duke u ndarë fansat, unë për shembull kam dëshirë që të gjithë ata që vijnë të më dëgjojnë mua, të vijnë të më dëgjojnë mua dhe të më përgëzojnë. Jo, ti bën një status për një këngë, një koment vjen për një gjë tjetër pa lidhje. Duhet që dalëngadalë t’i anashkalojmë këto gjëra, t’i lëmë pas, sepse BB VIP ka mbaruar”, tha Armaldo Kllogjeri.