Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar këtë mbrëmje dashurinë e tyre.
Në një video nga dasma, duken Armina dhe Shkëlzeni teksa janë veshur me kostumin tradicional të Tropojës dhe hedhin valle, ndërsa nuk mungon edhe daullja.
Ceremoninë e dasmës e çeli babai i dhëndrit, ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se një ceremoni e tillë s’ka nevojë për shumë fjalë.
Ai i uroi bekimet e zotit çiftit të ri, Arminës dhe Shkëlzenit të cilët sonte i dhanë fund beqarisë.