Nuk resht vala e lëkundjeve nga tërmeti me epiqendër në Durrës. Pas lëkundjes 4.4 ballë në orën 23:19 është regjistruar një tjetër në 23:55 minuta me magnitudë 4.7 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë në Durrës, Thumanë, por edhe në Tiranë dhe zonat përreth.
Fatkeqësisht, pasgoditjet e tërmetit të së martës, më të fuqishmit prej dekadash, do të vijojnë ende.
Deri në orët e pasdites, u informua për të paktën 510 pasgoditje