Sport Nuk ndalet lufta e Gjermanisë me FIFA-n: Flick del i vetëm në...

Nuk ndalet lufta e Gjermanisë me FIFA-n: Flick del i vetëm në konferencën për shtyp, gati gjoba

Lufta mes FIFA-s dhe Gjermanisë në Kupën e Botës 2022 nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës, trajneri gjerman Hansi Flick vendosi të dalë i vetëm në konferencën për shtyp. Një shkelje e hapur e rregullores, që kërkon edhe praninë e një lojtari.

Në bazë të vendimit të ish-trajnerit të Bayern Mynih ka qenë dëshira për t’i kursyer lojtarëve të tij udhëtimin nga selia e Mannschaft te Media Center në Doha, ku zhvillohen të gjitha takimet me gazetarët. Gjoba për federatën duket sidoqoftë e garantuar.

Gjermania, për më tepër, kishte kërkuar që konferencën për shtyp ta zhvillonte në kampin e tyre bazë. Një kërkesë që lidhet me faktin se selia e gjermanëve është më larg nga kryeqyteti i Katarit. Por FIFA e kishte refuzuar lejen.

“Është një udhëtim prej tre orësh mes vajtjes e kthimit. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër, kështu që i thashë FIFA-s se do të vija vetëm”, shpjegoi Flick në hapjen e konferencës.

Episodi zhvillohet në kuadrin e një klime tashmë mjaft të tensionuar mes federatës ndërkombëtare dhe asaj gjermane. Gjithçka nisi me historinë e ndalimit të mbajtjes së shiritit ylber dhe protestës pasuese të lojtarëve të Flick, përpara ndeshjes hapëse kundër Japonisë.

Përplasje fatale

Për Müller dhe shokët e tij, ndeshja kundër Spanjës rrezikon të jetë tashmë një ndeshje për brenda ose jashtë, pas humbjes së papritur ndaj djemve të Moriyasu.

Dy peshat e rënda të Europës e kanë nisur fushatën e tyre të Kupës së Botës në të kundërt, duke e bërë përplasjen e stadiumit Al Bayt vendimtare. Panzerat nuk kanë fituar një përballje konkurruese kundër La Roja që nga një suksesi 2-0 në Euro 1988. Sidoqoftë, Gjermania duhet të mundë Spanjën nëse dëshiron të shmangë eliminimin e dytë radhazi në grupet e Kupës së Botës.