Ekonomi Nuk ndalet rënia, Euro bie në 102.6 lekë

Nuk ndalet rënia, Euro bie në 102.6 lekë

Afrimi i sezonit veror po shton edhe më tej dhe presionet ndaj kursin e këmbimit.

Monedha europiane edhe në fillim të muajit prill vijoi rënien duke arritur në 102.66 lekë ose 0.27 pikë më pak se fundi i marsit.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në shitje euro këmbehet për 103.05 lekë dhe 102.22 lekë.

Në të njëjtën ecuri ndodhet dhe paundi britanik dhe franga zviceriane, ndërsa rritje ka shënuar dollari amerikan.