Aktualitet Nuk respektoi semaforin dhe bëri parakalim të gabuar, e pëson keq shoferi...

Nuk respektoi semaforin dhe bëri parakalim të gabuar, e pëson keq shoferi që u denoncua nga një qytetar

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas denoncimit nga një qytetar, për një drejtues automjeti që nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar, kanë organizuar punën për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, i cili ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori e ndalonte dhe ka bërë parakalim të gabuar. Për 2 shkeljet e kryera, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me gjobë 600 mijë lekë të vjetra.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.