Që pas humbjes së bashkëshortes së tij, disa muaj më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë, aktori Agron Llakaj ka prekur shpesh me postimet e tij, ndërsa mungesa e Konstandinës peshon te e gjithë familja.
Gjatë ditës së sotme ai ka bërë një mesazh prekës për vajzën e tij, Alkidën, e cila feston ditëlindjen e saj të parë pa të ëmën.
Urimi i Agron Llakajt:
Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…, Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.
Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin, por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time. Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzeqeshi jetes zemer!
Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”