Babai biologjik i Eminem është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.
Marshall Bruce Mathers Jr. vdiq këtë javë në Fort Wayne, Indiana.
Ai pësoi atak në zemër kur ndodhej në shtëpi.
Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III, gjithmonë ka treguar hapur zemërimin e tij ndaj babait me të cilin nuk u takua kurrë personalisht.
Këngët e tij të goditura si “My Name Is” dhe “Cleanin’ Out My Closet” reflektojnë ndjenjat e tij nga babait.
Mamaja e Eminem u martua me Bruce kur ishte 22-vjeçe dhe dy vite më vonë solli në jetë reperin.
Ata u ndanë menjëherë më pas. Dhe Eminem së bashku me nënën e tij u vendosën në Detroit, ndërsa Bruce u shpërngul në Kaliforni ku bëri dy fëmijë të tjerë.
Eminem ka thënë në intervista të ndryshme se gjithmonë i dërgonte letra kur ishte fëmijë, por gjithmonë i ktheheshin mbrapsht pa asnjë përgjigje. Reperi u shpreh se Bruce telefononte ndonjëherë anëtarët e familjes, por asnjëherë nuk foli me të.
Në vitin 2001, Bruce publikoi një letër drejtuar djalit të tij në një gazetë ku shpjegonte anën e tij të historisë, duke thënë se ishte nëna e Eminem që e mbajti larg.
Megjithatë, Eminemi nuk e kontaktoi më kurrë të atin për t’u pajtuar.