Bota Nxehtësi, shpejtësi, gjoba: Njihuni me 10 rekordet e vitit 2019

Nxehtësi, shpejtësi, gjoba: Njihuni me 10 rekordet e vitit 2019

Muaji më i nxehtë, maratona më e shpejtë, gjoba më e rëndë.

Viti 2019 në 10 rekorde në fushat e klimës, ekonomisë, kulturës dhe sportit:

Korriku, muaji më i nxehtë

Korriku 2019 është muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë me një mesatare prej 16,7 gradë Celsius duke thyer rekordin e mëparshëm të korrikut 2016, sipas Agjencisë Oqeanike dhe Atmosferike amerikane NOAA.

Shenjë e ngrohjes globale të përshpejtuar, nëntë nga 10 muajt e korrikut më të nxehtë janë regjistruar pas vitit 2005. Në Paris, një rekord absolut i nxehtësisë u arrit më 25 korrik, me 42,6 gradë Celsius.

Gjoba ndaj Facebook

Një gjobë prej pesë miliardë dollarë është vendosur në korrik nga autoritetet federale amerikane për gjigantin Facebook për “mashtrim” të përdoruesve mbi besueshmërinë e informacioneve personale. Gjoba është më e rënda e vendosur ndonjëherë në SHBA për shkelje të jetës private.

Uljet marramendëse

Lufta tregtare me SHBA-në dhe ngadalësimi ekonomik nuk bëjnë në Kinë suksesin të uljeve tradicionale të “Festës së Beqarëve” më 11 nëntor, rreth 35 miliardë euro shpenzime në platformën e gjigantit të tregtisë në internet Alibaba, thyerje rekordi.

”Banksy et Koons” me rekorde

Ndërkohë që në Londër debatet kanë qenë të ashpra për çështjen e Brexit, “Parlamenti i Kllounëve” një vepër e Banksyt që tregon shimpazetë e ulura në Dhomën e Komuneve, u shit në tetor për 11,1 milionë euro. Një rekord për këtë “street artist” britanik.

Por, mbetet shumë larg rekordit të arritur në maj nga artisti amerikan për artet plastike,  Jeff Koons për veprën e tij “Rabbit”, skulpturë prej çeliku përfaqëson një lepur të fryrë, u shit me 91,1 milionë dollarë. Rekord absolut për një artist.

1h59’40”

Për herë të parë, një atlet mbaron maratonën në pak se dy orë. Rekordi u realizua nga kampioni kenian, Eliud Kipchoge, në Vjenë më 12 tetor, gjatë një gare të paregjistruar dhe në kushte të përgatitura me kujdes, 1 orë 59 minuta dhe 40 sekonda.

Sasia e medaljeve

Gjimnastja amerikane Simone Biles arrin në moshën 22-vjeçare rekordin e 25 medaljeve, 19 prej të cilave prej ari në kampionatin botëror të gjimnastikës që u zhvillua në tetor në Shtutgart duke kaluar rekordin prej 23 medaljesh të fituara në vitin 1990 nga gjimnasti legjendar bjellorus, Vitaly Scherbo.

Ngjitje ekspres

Alpinistët më të mirë kanë arritur deri tani të ngjisin 14 malet me një lartësinë prej më shumë se 8 000 metra të planetit në një dhjetë vjeçar. Nepalezi, Nirmal Purja ka vendosur, gjashtë muaj dhe gjashtë ditë nga prilli në tetor 2019) për realizimin e suksesit të tij.

”Një sukses unik”, theksoi legjenda italiane Reinhold Messner, i pari që është ngjitur në majat prej 8 000 metrash, në vitet 70-80. Atij i janë dashur 16 vite.

19 orë fluturim pa ndalim

Fluturimi më i gjatë në histori u arrit mes Nju Jorkut dhe Sidneit për 19 orë e 16 minuta. Për këtë fluturim eksperimental, realizuar nga kompania australiane, katër pilotë morën përsipër komandimin.

245 gramë

Lindur në muajin e pestë, ajo peshonte vetëm 245 gramë dhe kishte shumë pak mundësi për të jetuar. Saybie doli në fund të majit me shëndet të mirë nga spitali “Sharp Mary Birch Hospital” pas pesë muajve në përkujdes intensiv. ”Kjo është bebja më e vogël premature në botë që ka arritur të mbijetojë”, sipas spitalit kalifornian.

Çmenduri imobiliare

Në Hong Kong, kriza politike, dhuna dhe ngadalësimi ekonomik nuk duket se po e pengojnë çmendurinë imobiliare. Një vend parkimi është shitur për rreth një milion dollarë në tetor. Transaksion rekord ndërkohë që një në pesë shtetas të Hong Kongut jeton nën pragun e varfërisë, gjë që ka kontribuar në rritjen e protestave në ish-koloninë britanike.