Aktualitet Nxiti qentë e tij të sulmonin njëri-tjetrin, procedohet penalisht 24-vjeçari

Nxiti qentë e tij të sulmonin njëri-tjetrin, procedohet penalisht 24-vjeçari

Nxiti qentë e tij që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 24-vjeçari.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.