Një sherr me akuza të forta dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në studion e Open mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit, të dy të ndarë nga konflikti Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
Gjithçka nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel” duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.
Ristani: Ky është kriminel. Ça e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? është kriminel.
Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë sekretar i përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sat ë shprehet Apeli jam i pafajshëm.
Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Velija. Ke marrë para se ke fut në burg Sali Berisha se ke fut në burg Aleksandër Frangajn.
Ristani: Nuk është e vërtetë.
Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkolit.
Kulmi i debatit ishte kur Ervin Salianji akuzoi Ristanin se futet në kryeministri për të shkuar në zyrën e Edi Ramës me makinën e personave të skeduar.
Salianji tha se nëse përgënjeshtroheshin akuzat e tij, ai ishte gati të dorëzonte mandatin.