Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, mori një pozicion ndryshe këtë radhë me një vizitë surprizë pranë fëmijëve të sëmurë në Uashington, i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri.
Me një kapelë babagjyshi në kokë dhe i “armatosur” me një thes dhuratash, ai kënaqi jo pak pacientët në spitalin kombëtar të fëmijëve, ku ndau pako dhe shumë përqafime.
“Dua t’ju falenderoj ju të gjithëve”, tha Obama në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter, duke iu drejtuar stafit që e priti me brohoritje.
“Pata shansin të bisedoj me disa nga këta fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, mund ta imagjinoj si është të kesh infermierët dhe stafin, dhe mjekët, që kujdesen për to. Kjo është gjëja më e rëndësishme këtu”, deklaroi Obama.
Presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës jeton ende në Uashington. Vitin e kaluar ai u vesh si babagjysh i vitit të ri për të vizituar nxënësit e një shkolle të mesme në Boys & Girls Club në kryeqytet.
Thank you @BarackObama for making our patients’ day so much brighter. Your surprise warmed our hallways and put smiles on everyone’s faces! Our patients loved your company…and your gifts! https://t.co/bswxSrA4sQ ❤️ #HolidaysAtChildrens #ObamaAndKids pic.twitter.com/qii53UbSRS
— Children’s National ???? (@childrenshealth) December 19, 2018