Ndërkohë që shifrat e të prekurve rritet dhe numri i vdekjeve po ashtu, OBSH bën një tjetër paralajmërim.
“Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht. Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”. Kështu ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruan The Guardian.
Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.
Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj pasi virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion.
SHBA regjistron mbi 7 milionë të prekur me koronavirus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar që nga nisja e pandemisë së koronavirusit 7 milionë të infektuar, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Ka qenë 22 janari i këtij viti data kur u shënua në SHBA rasti i parë me Covid-19. Sot, 8 muaj dhe 203 000 viktima më pas, Amerika numëron 7 005 746 raste.
Vetëm 3 shtete të tjera në botë kanë raportuar mbi 1 milion raste me koronavirus. Ato janë India (5,8 milionë), Brazili (4,6 milionë) dhe Rusia (1,1 milionë).