Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se një “vigjilencë ekstreme” është e nevojshme tani që shtetet po fillojnë të dalin nga izolimi, raporton Reuters.
Gjermania raportoi një rritje të rasteve të infeksioneve me koronavirus pasi po gjykohet se ndërmori hapa shumë herët për të lehtësuar kufizimet. Koreja e Jugut, një vend tjetër që kishte arritur të dilte nga izolimi po sheh një shpërthim të ri të rasteve.
“Tani ne po shohim disa rreze shprese pasi shumë vende po lehtësojnë kufizimet”, tha Dr. Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së por shtoi se: “Nëse sëmundja vazhdon në një nivel të ulët pa mundësinë e testimit, gjithmonë ekziston mundësia që virusi të kthehet përsëri”.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjithashtu se heqja e kufizimeve ishte “komplekse dhe e vështirë” dhe se ishte e rëndësishme “dalja nga izolimi në mënyrë te ngadaltë, dhe me disa kufizime qe duhet te mbeten ne fuqi.
Tedros tha se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kishin të gjitha sistemet për t’iu përgjigjur çdo rasti rishpërthimi të virusit.